Janar 25, 2023 08:39 Europe/Tirane
  • Grupi D8 është një mekanizëm i dobishëm rajonal

Ministri i Jashtëm Husein Amir Abdollahian grupin D8 e përshkroi si një mekanizëm të dobishëm rajonal.

Grupi i Tetë Vendeve Islame në Zhvillim, i njohur si Grupi D8, është një grup ekonomik i përbërë nga tetë vende islamike në zhvillim përkatësisht; Irani, Turqia, Pakistani, Bangladeshi, Indonezia, Malajzia, Egjipti dhe Nigeria. Ky grup u formua më 15 qershor 1998 me sugjerimin e Najmuddin Erbakan (udhëheqës i Partisë Islame të Mirëqenies dhe Kryeministër i Turqisë në atë kohë) me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik të vendeve anëtare. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm i Iranit Husein Amir Abdollahian në margjinat e takimit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik ECO në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, dhe gjatë një takimi me Isaka Imam, sekretarin e përgjithshëm të grupit D8, këtë grup e përshkroi si një mekanizëm të dobishëm rajonal. Në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i D8 prezantoi një raport mbi performancën e kësaj organizate dhe duke vënë në dukje rolin efektiv të Republikës Islamike të Iranit në zhvillimet dhe ndërveprimet brenda organizatës, bëri thirrje për një takim të ministrave të energjisë të vendet anëtare të D8. Duke e falënderuar për raportin në fjalë, Amir Abdollahian tha: Republika Islamike e Iranit do të mbështesë plotësisht aktivitetet dhe bashkëpunimin aktual dhe potencial të kësaj organizate.