Janar 30, 2023 08:52 Europe/Tirane
  •  Arrestimi masiv i palestinezëve pas operacioneve martirizues

Pas operacioneve martirizuese në Kudsin e pushtuar dhe sulmeve të armatosura në pjesë të ndryshme të tokave të pushtuara palestineze, ushtria sioniste nisi arrestimet masive të palestinezëve.

Të enjten, Bregu Perëndimor i lumit Jordan në Palestinë përjetoi një sulm të gjerë të ushtrisë sioniste në qytetin e Xheninit dhe ku forcat sioniste një krim të ri, gjatë të cilit 11 qytetarë palestinezë ranë dëshmorë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën.

Vetëm një ditë pas këtij krimi sionist, një i ri palestinez kreu një operacion të rezistencës në Kudsin e pushtuar, i cili rezultoi me vdekjen e 8 sionistëve dhe plagosjen e 12 personave; disa burime bënë të ditur se numri i të vrarëve në këtë sulm anti-sionist është më i madh.

Sipas kanalit “Sky News”, ushtria sioniste ka arrestuar gjashtëdhjetë palestinezë në Kudsin e pushtuar dhe në disa qytete të Bregut Perëndimor të lumit Jordan të Palestinës. Kjo pavarësisht se pas operacionit martirizues të së premtes mbrëma në Kudsin e pushtuar, policia sioniste njoftoi arrestimin e 42 palestinezëve menjëherë.

Jakub Shebtai, kreu i departamentit të mbikëqyrjes së policisë izraelite, njoftoi se nga mëngjesi i së shtunës, të gjithë policët do të punojnë me turne 12-orëshe dhe policia u kërkon banorëve të territoreve të pushtuara që të kontaktojnë departamentin e policisë nëse shohin ndonjë person të dyshimtë. Kanali 14 i regjimit sionist njoftoi se që nga e shtuna, grupet e rezistencës palestineze kanë kryer 57 operacione kundër sioniste në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin e pushtuar.