Janar 30, 2023 08:53 Europe/Tirane
  • Vendimet e kabinetit të Netanjahut kundër palestinezëve janë ndëshkim racist

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës i quajti vendimet e kabinetit të Netanjahut kundër palestinezëve si dënim kolektiv racist.

Kabineti i regjimit sionist mori një sërë vendimesh kundër palestinezëve që kryejnë operacione të rezistencës në territoret e pushtuara pas dy operacioneve heroike në Kudsin e pushtuar. Në fund të mbledhjes, kabineti i qeverisë sioniste njoftoi se ka vendosur të vulosë shtëpinë e dëshmorit Khajri Alqam, i cili kreu operacionin heroik në Kudsin e pushtuar.

Ministri i financave të regjimit sionist Betsalel Smotrich dhe kreu i partisë "Sionizmi Fetar" kërkuan gjithashtu bllokimin e lagjeve palestineze ku jetojnë familjet e autorëve të sulmeve të fundit. Yoaf Gallant, ministri sionist i luftës, tha gjithashtu se ai ka lëshuar udhëzime për më shumë sanksione ndaj autorëve të operacionit dhe familjeve të tyre.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës në reagim ndaj vendimeve të kabinetit të Netanjahut kundër palestinezëve, deklaroi se vendimet e marra nga kabineti i regjimit izraelit kundër qytetarëve të paarmatosur në Kudsit të pushtuar janë ndëshkim kolektiv racist. Kjo deklaratë shton se Palestina e konsideron regjimin sionist përgjegjës për intensifikimin e sulmeve, agresionit dhe krimeve kundër popullit palestinez.

Të enjten, Bregu Perëndimor i lumit Jordan në Palestinë ishte arenë sulmeve të gjera të ushtrisë sioniste në qytetin e Xheninit ku forcat sioniste kryen një krim të ri, gjatë të cilit 11 qytetarë palestinezë ranë dëshmorë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën.

Vetëm një ditë pas këtij krimi sionist, një i ri palestinez kreu një operacion të rezistencës në Kudsin e pushtuar, i cili çoi në vdekjen e 8 sionistëve dhe plagosjen e 12 personave; disa burime njoftuar për rritjen e numrit të të vrarëve sionistë.

Përkrah këtij operacioni antisionist, të shtunën, një adoleshent palestinez 13-vjeçar hapi zjarr ndaj sionistëve në lagjen Silvan të Kudsit Lindor dhe të paktën dy sionistë u plagosën.