Shkurt 01, 2023 08:29 Europe/Tirane
  •  Ministri izraelit kërcënon palestinezët me dënim me vdekje me

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir pas raundit të fundit të dhunës nga forcat e regjimit në të gjithë territoret e pushtuara palestineze ka kërcënuar palestinezët me ekzekutim me "karrige elektrike".

Duke folur në një takim të partisë së tij ekstremiste, Ben-Gvir u zotua të nxitë parlamentin izraelit, Knesset, të miratojë një projekt-ligj për përdorimin e dënimit me vdekje në karrige elektrike për palestinezët e përfshirë në operacionet hakmarrëse dhe në sulmet kundër forcave ushtarake izraelite dhe kolonëve sionistë. "Kushdo që vret, dëmton dhe vret civilë duhet të dërgohet në karrigen elektrike," tha Ben-Gvir. Ministri izraelit i ekstremit të djathtë tha gjithashtu se ai kishte bërë thirrje për vendosjen e një shtetrrethimi në lagjet palestineze që përbëjnë një kërcënim për Izraelin dhe arrestimin e atyre që mbajnë armë. Kërcënimi u bë ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të dielën për një përgjigje "të fortë, të shpejtë dhe të saktë" ndaj sulmeve të fundit palestineze dhe tha se kabineti i tij, i përbërë nga një grup politikanësh të linjës së ashpër, kishte vendosur të përshpejtonte lejet për mbajtjen e armëve për popullin izraelit për tu mbrojtur kundër sulmeve palestineze. Netanyahu tha gjithashtu se më shumë ushtarë dhe policë do të vendosen në territoret e okupuara dhe forcat e sigurisë do të ndërmarrin një seri operacionesh për të mbledhur informacione, për konfiskimin e armëve të paligjshme të zjarrit dhe kryerjen e arrestimeve.