Nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes Iranit dhe Nikaraguas
Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Nikaraguas nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin dhe konsultimet politike.
Sipas IRNA, gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në Nikaragua, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi për mekanizmin e bashkëpunimit dhe konsultimeve politike ndërmjet ministrive të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe Nikaraguas. Memorandumi u nënshkrua nga Husein Amir Abdollahian, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe Denis Moncada, Ministri i Punëve të Jashtme të Nikaraguas. Husein Amir Abdollahian, në fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi mirëkuptimi, tha se ne jemi dëshmitarë të zgjerimit të shpejtë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ne jemi të kënaqur që gjatë muajve të fundit bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e shkencës, teknologjisë, energjisë, shëndetësisë, vaksinave dhe temave të tjera me interes të përbashkët ka marrë më shumë vrull dhe intensitet, tha ministri Abdollahian. Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Më herët kemi nënshkruar dokumentin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe sot do të nënshkruajmë edhe memorandumin e mirëkuptimit për mekanizmin e konsultimit dhe bashkëpunimin politik mes dy vendeve. Denis Moncada, Ministri i Punëve të Jashtme të Nikaraguas, gjithashtu tha: Ne jemi në një rrugë të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet dhe nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi për konsultimin dhe bashkëpunimin politik është një nga mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Ministri i Jashtëm i Nikaraguas theksoi: Ne solidarizohemi dhe shprehim mbështetjen për qeverinë mike dhe vëllazërore të Iranit dhe theksojmë se jemi kundër sanksioneve dhe agresioneve të padrejta të fuqive perëndimore. Irani dhe Nikaragua vazhdojnë të luftojnë për të ruajtur nderin, paqen dhe sovranitetin e tyre dhe fitorja përfundimtare u përket kombeve tona që përpiqen të ndërtojnë një botë shumë-polare, tha ministri i jashtëm i Nikaraguas.