Letra e Iranit për Këshillin e Sigurimit
Përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm dhe kryetarit periodik të Këshillit të Sigurimit njoftoi: Irani rezervon të drejtën e tij legjitime dhe të natyrshme për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare dhe për t'iu përgjigjur me vendosmëri çdo kërcënimi ose veprimi dashakeq të regjimit sionist kudo dhe kurdo që e gjykon të nevojshme.
Mbrëmjen e së shtunës, më 28 janar, një nga komplekset industriale të Ministrisë së Mbrojtjes në Isfahan u sulmua pa sukses nga dronë të vegjël, njëri prej të cilëve u godit nga mbrojtja ajrore e kompleksit dhe dy të tjerë u kapën nga sistemi mbrojtës dhe u shpërthyen. Amir Saeed Irvani, Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, në reagim ndaj deklaratave të fundit të autoriteteve sioniste, i shkroi në një letër Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Përkohshëm të Këshillit të Sigurimit, ku tha se hetimet paraprake tregojnë se regjimi sionist është përgjegjës për sulmin terrorist ndaj kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit dhe veprimi i këtij regjimi është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe duhet dënuar. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara iu referua deklaratave të kryeministrit të regjimit sionist, i cili më 31 janar në një intervistë për “CNN” pranoi përfshirjen e këtij regjimi në akte sabotuese dhe terroriste në Iran dhe tha se ky regjim duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha aktet kriminale dhe terroriste të kryera kundër Iranit dhe pa diskutim që ai regjim do të përballet me pasojat. Në letrën e përfaqësuesit të përhershëm të Iranit drejtuar kryetarit periodik të Këshillit të Sigurimit, theksohet se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij bazuar në Kartën dhe të dënojë deklaratat luftënxitëse të autoriteteve sioniste dhe t'i kërkojë këtij regjimi të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe për t’i japë fund programeve të tij të rrezikshme dhe aktiviteteve të tij shkatërruese në rajon.