Shkaku i shtimit të ekzekutimeve në Arabinë Saudite
Organizata Evropiane-Saudite për të Drejtat e Njeriut, e cila kundërshton dënimin me vdekje, në një raport njoftoi se dënimet me vdekje gjatë sundimit të princit të kurorës Mohammed bin Salman në Arabinë Saudite pothuajse janë dyfishuar për çdo vit dhe numri mesatar i ekzekutimeve gjatë mbretërimit të Bin Salman dhe babait i tij u rrit me 82 për qind.
Sipas këtij raporti, në vitin 2022, Arabia Saudite ekzekutoi 147 persona dhe kjo shifër ishte më i lartë se numri i përgjithshëm i dënimeve të bëra gjatë dy viteve të kaluara ku numri ishte 81 raste. Nga këta 147 persona, 81 persona u ekzekutuan brenda një dite në mars 2022, i cili u konsiderua si ekzekutimi më masiv që njihet në historinë e Arabisë Saudite. Ky veprim u pasua me dënime të shumta ndërkombëtare. Gjithashtu, sipas këtij raporti, në vitet 2021 dhe 2022, dënimet me vdekje janë rritur me 119%, ndërkohë që dhënia e këtyre dënimeve është rritur me 444% në vitet 2020-2022. Sipas kontekstit tradicional dhe fetar të Arabisë Saudite, ekzekutimet kanë ekzistuar që nga fillimi i formimit të këtij vendi, por para marrjes së pushtetit nga Muhamed bin Salman, ekzekutimet kishin një aspekt fetar dhe ishin rezultat i zbatimit të ligjeve të Sheriatit, por pasi bin Salman mori pushtetin në dimensionet e ekzekutimeve u futën edhe elementët politikë dhe tani shumica e ekzekutimeve bëhen për arsye politike, sepse shumica e të ekzekutuarve janë kritikë të Bin Salmanit. Pika që vlen për t'u theksuar dhe konsideruar në këtë kontekst është se vendet perëndimore zakonisht reagojnë ndaj ekzekutimeve që kanë aspekt fetar, por tani që shumica e ekzekutimeve kanë aspekt dhe shkak politik dhe përdoret nga Bin Salmani si një mjet për të eliminuar kundërshtarët, të tilla akte shoqërohen me heshtje dhe ndaj tij nuk ushtrohet asnjë presion dhe siç u pa gjatë vrasjes së Xhamal Khashoggi, reagimet e perëndimit zakonisht janë shprehje e kënaqësisë dhe qetësisë. Një tjetër pikë që vlen të përmendet është se midis rivendosjes së marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe regjimit sionist me shtimin e ekzekutimeve gjatë epokës së Bin Salmanit, ka një lidhje domethënëse dhe kjo tregon se Bin Salman po përdor ndikimin dhe mafien hebraike në vendet perëndimore si një mjet për të konsoliduar bazat e tij të pushtetit në vend. Duhet thënë se duke pasur parasysh shtrirjen e gjerë të kundërshtimeve popullore ndaj këtij regjimi, e cila u shfaq gjatë lojërave të Kupës së Botës në Doha, regjimi sionist është kundër demokracisë në vendet arabe dhe preferon që në këto vend të mbizotërojë diktatura dhe të mos vendoset demokracia. Ndërkohë, i njëjti proces po ndodh brenda Izraelit dhe një nga kritikat e brendshme ndaj Netanjahut është se ai e ka larguar Izraelin nga demokracia dhe po e afron më shumë me një sistem diktatorial.