Shkurt 06, 2023 09:12 Europe/Tirane
  •  Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së trojkës evropiane dhe Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në përgjigje të deklaratës së trojkës evropiane dhe të qeverisë amerikane për aktivitetet paqësore bërthamore të Iranit në Fordo, tha: "Për këtë çështje është informuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe në inspektimin e fundit, nuk kanë ndodhur veprime të reja dhe kontradiktore që të kërkojnë njoftimin e Agjencisë.”

Sipas IRNA, Naser Kanani të dielën në përgjigje të deklaratës së trojkës evropiane dhe të qeverisë amerikane për aktivitetet bërthamore paqësore të Iranit në Fordo, tha se pasurimi i uraniumit në nivelin 60% në Fordo iu njoftua ANEA-së më 17 nëntor 2022 dhe të gjitha mënyrat e pasurimit janë përfshirë në pyetësor. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: Në inspektimin e fundit të janarit 2023 nuk ka pasur asnjë veprim të ri dhe kontradiktor krahasuar me pyetësorin e datës 17 nëntor 2022, i cili përmban njoftimin për agjencinë.