Reagimi i Kananit ndaj deklaratave anti-iraniane të Blinken dhe Netanyahut
Në përgjigje të deklaratave anti-iraniane të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe kryeministrit të regjimit okupator sionist, të cilët paralajmëruan për rrezikun që Irani të bëhet fuqi bërthamore, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi: “Qesharake, por e vërtetë, kriminelët dhe të jashtëligjshmit bëhen flamurtarë të sigurisë ndërkombëtare!”.
Naser Kanani zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në një postim në Twitter shkroi: "Ministri i Jashtëm i një shteti që është përdoruesi i parë i një bombe bërthamore në botë, dhe kryeministri i regjimit të rremë dhe uzurpues sionist, i cili ka një arsenal bërthamor të rrezikshëm dhe jashtë kontrollit, janë duke qëndruar së bashku dhe paralajmërojnë në lidhje me rrezikun e nuklearizimit të Iranit që është anëtar dhe aderues i traktatit NPT! Qesharake, por e vërtetë; Kriminelët dhe të jashtëligjshmit bëhen flamurtarë të sigurisë ndërkombëtare!