Shkurt 13, 2023 09:06 Europe/Tirane
  •  Irani reagon ndaj mbështetjes së Kongresit Amerikan për  MEK

Ministri i Jashtëm i Iranit Husein Amir Abdollahian të shtunën më 22 Bahman (11 shkurt) reagoi ndaj rezolutës së Kongresit Amerikan në mbështetje të grupit terrorist të hipokritëve të MEK.

Amir Abdollahian për këtë në Twitter shkroi: Rezoluta e pavlerë e Kongresit Amerikan në mbështetje të grupit terrorist të hipokritëve të MEK dëshmoi edhe një herë se ata kërkojnë të përdorin terrorizmin si një mjet dhe skenarin e ISIS-it për të shkatërruar Iranin, në të njëjtën mënyrë ashtu si ISIS-i u  përdorur ndër vite për shkatërrimin e Sirisë dhe Irakut. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, në Twitter duke iu referuar mbështetjes së një numri anëtarësh të Kongresit Amerikan për grupin terrorist të hipokritëve MEK shkroi: "Mbështetja e 165 anëtarëve të Kongresit Amerikan për hipokritët e MEK, edhe një herë i tregoi botës lidhjen e thellë të sistemit amerikan me terrorizmin. Sigurisht, që kjo nuk është e çuditshme! Regjimi që nisi krijimin dhe përdorimin instrumental të ISIS-it nuk ka turp të vazhdojë të mbështesë me qëllim dhe politikisht vrasësit e 17 mijë qytetarëve iranianë! Ata mbështesin grupin terrorist të hipokritëve të MEK dhe lideren e tij me pretekstin gjoja se mbështesin të ardhmen e Iranit.  Kjo rezolutë u prezantua nga përfaqësuesi republikan Tom Mc Clintock dhe 165 përfaqësues nga të dyja partitë republikane dhe demokrate të cilët e mbështetën atë.  Rezoluta e lartpërmendur akuzoi Republikën Islamike të Iranit gjoja për "shkelje të të drejtave të njeriut" dhe mbështeti atë që u quajt plani "Marjam Rajavi" për të ardhmen e Iranit. Pas disa trazirave në Iran, Amerika si udhëheqëse e bllokut perëndimor i ka mbështetur këto trazira dhe duke dënuar sjelljen ndaj elementëve të trazirave, ka vendosur disa sanksione kundër autoriteteve dhe institucioneve të ndryshme iraniane. Ndërsa Uashingtoni pretendon se mbështet popullin iranian, një vështrim në qasjen dhe performancën e tij ndaj Iranit në dekadat e fundit, tregon shenja të plota të armiqësisë së thellë të Amerikës ndaj kombit iranian.  Irani ka qenë nën sanksione të njëanshme amerikane për më shumë se 40 vjet. Vendosja e sanksioneve anti-iraniane gjatë presidencës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, pas tërheqjes nga JCPOA dhe nisjes së fushatës së presionit maksimal, ka marrë dimensione të reja dhe të paprecedentë, gjë që ka pasur një efekt të dëmshëm për popullin e Iranit, dëm i shkaktuar nga ata që pretendojnë se mbështesin këtë popull. Edhe qeveria Biden po ndjek ende të njëjtën qasje ndaj kombit iranian. Uashingtoni u përpoq të përdorte trazirat e fundit në Iran si një mundësi për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit dhe për të nxitur më shumë trazira. Gjithashtu, grupi terrorist i hipokritëve të MEK bëri një përpjekje të kotë për ta shfrytëzuar këtë çështje në përputhje me qëllimet e tij anti-iraniane. Marjam Rajavi, udhëheqësja e këtij grupi, ishte një nga të parat që lëshoi ​​një deklaratë në mbështetje të trazirave në rrugë në Iran dhe disi u përpoq ti lidhte këto trazira me gjoja mbështetjen ndaj hipokritëve.  Edhe Amerika i ka mbështetur hipokritët për t'i ata si përdorur si mjet. Pas pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, pavarësisht të dhënave për krimet e grupit terrorist MEK, Uashingtoni organizoi transferimin e një numri të madh anëtarësh të këtij grupi në Shqipëri. Qëllimi i Shteteve të Bashkuara në transferimin e elementëve të këtij grupi në një vend tjetër është t'i përdorë ata në përputhje me qëllimet e veta, veçanërisht ta paraqesë atë si një opozitë të spikatur dhe të respektuar dhe t’i përdorë anëtarët e saj për qëllime të tilla si spiunazhi dhe akte terroriste kundër Iranit. Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë hequr grupin e hipokritëve të MEK nga lista e tyre të grupeve terroriste. Tani, me miratimin e rezolutës anti-iraniane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Uashingtoni ka hedhur një hap tjetër në rrugën e antagonizmit ndaj popullit iranian duke mbështetur hapur grupin terrorist të hipokritëve të MEK, grup i cili ka një dosje të qartë për vrasjen e 17 mijë iranianëve dhe që ka treguar armiqësinë e tij të qartë ndaj popullit iranian.  Përveç kësaj, kjo çështje tregon edhe një herë pretendimin e rremë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.