Shkurt 13, 2023 09:08 Europe/Tirane
  • Avionët luftarak të regjimit sionist kryejnë sulme në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë me më shumë se 10 raketa kanë shënjestruar dhe sulmuar zonën “Al-Bidar” në perëndim të Gazës.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve, avionët luftarakë të këtij regjimi kanë vënë në shënjestër edhe bazën e “Batalionit të 13-të” të rezistencës në kampin Al-Maghazi në qendër të Gazës. Në përgjigje të këtyre sulmeve, forcat palestineze të rezistencës lëshuan disa raketa mbi vendbanimet sioniste në afërsi të Gazës.   Sipas raportimeve të mediave sioniste, njëkohësisht me lëshimin e raketave nga Gaza, është dëgjuar alarmi i sulmeve me raketa në vendbanimet “Nir Aam” dhe “Rohama” në lindje të Sedirotit. Nga ana tjetër, Batalionet e Rezistencës Kombëtare të krahut ushtarak të Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinës kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa ndaj vendbanimeve sioniste në afërsi të Gazës. Ky grup i rezistencës njoftoi se ka kryer sulme me raketa ndaj vendbanimeve sioniste në përgjigje të agresionit të regjimit sionist kundër popullit palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Këto sulme kanë ndodhur ndërkohë që avionët luftarak të regjimit sionist më parë kishin shënjestruar pozicionet e forcave të rezistencës palestineze në qendër të Gazës. Po ashtu, Hazem Kassem, zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës palestineze (Hamas) njoftoi se sistemet kundërajrore të forcave të rezistencës u janë përgjigjur sulmeve ajrore të regjimit sionist.