Negociata indirekte mes Iranit dhe Amerikës për shkëmbimin e të burgosurve
Amerika dhe Irani po negociojnë në formë indirekte për shkëmbimin e të burgosurve.
Sipas NBC, Shtetet e Bashkuara dhe Irani, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Mbretërisë së Bashkuar, po negociojnë në formë indirekte shkëmbimin e të burgosurve. Si pjesë e marrëveshjes, SHBA mund të lëshojë 7 miliardë dollarë asete të ngrira të iranit që mbahen në llogaritë bankare të Koresë së Jugut për shkak të sanksioneve të SHBA. NBC News ka pretenduar se sipas sanksioneve ekzistuese të Uashingtonit kundër Teheranit, Republika Islamike e Iranit mund ta përdorë atë vetëm për të blerë ushqime, ilaçe ose sende të tjera humanitare. Ndërkohë, Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, konfirmoi lajmin për bisedimet indirekte për shkëmbimin e të burgosurve mes Teheranit dhe Uashingtonit, por tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte të gjitha detajet e këtij raporti. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, së fundmi në lidhje me procesin e shkëmbimit të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara ka thënë: Jemi gati për shkëmbimin e të burgosurve pa kushte dhe pa e lidhur çështjen me çështje të tjera. Në këtë drejtim, ne kemi treguar vullnetin tonë të mirë duke liruar një të burgosur me dy shtetësi. Por ne në këtë drejtim nuk pamë asnjë kundërmasë nga qeveria amerikane. Shpresojmë që qeveria amerikane të bëjë një hap serioz dhe me të njëjtin qëndrim humanitar.