Raisi: Kina është partner i besueshëm i biznesit të Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e cilësoi Kinën si një partner tregtar të besueshëm për Iranin, i cili mund të përfitojë nga kapaciteti i bashkëpunimit mes dy vendeve në rrugën e zhvillimit të Iranit.
Sipas raportit të lajmeve IRIB, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dje, në ditën e dytë të udhëtimit të tij në Pekin, në prani të përfaqësuesve të dhjetëra kompanive të mëdha ekonomike kineze, i vlerësoi si shumë pozitive negociatat e zhvilluara gjatë këtij udhëtimi dhe kërkoi nga kompanitë ekonomike të të dy vendeve që duke përdorur kapacitetet ekzistuese të ndërmarrin hapa afatgjatë për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit më tej bëri të ditur marrëveshjen e arritur me Presidentin e Kinës për përpjekjet e përbashkëta të të dy vendeve për t'u përballur me unilateralizmin dhe duke iu referuar kapaciteteve ekonomike, sociale dhe kulturore të dy qytetërimeve të mëdha të Iranit dhe Kinës, ai tha: Irani e konsideron Kinën një partner biznesi të besueshëm dhe beson se është e mundur të përfitohet nga kapaciteti i bashkëpunimit të të dy vendeve në rrugën e zhvillimit të Iranit. Duke iu referuar kapaciteteve unike ekonomike dhe gjeostrategjike të Iranit dhe rolit shumë të rëndësishëm që Irani luan në tregtinë e mallrave me Azinë Qendrore, Kaukazin dhe Evropën, Raisi shtoi: Kompanitë kineze mund t'i përdorin këto kapacitete për të shkëmbyer mallra dhe gjithashtu për të investuar. Sejed Ebrahim Raisi, i cili vizitoi Kinën me ftesë zyrtare të Presidentit të Kinës, të martën pas takimit me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, nga Pekini u nis për në Teheran. Gjatë këtij udhëtimi dhe në prani të presidentëve të të dy vendeve nga zyrtarë të lartë të dy palëve u nënshkruan 20 dokumente bashkëpunimi. Gjatë këtij udhëtimi, presidenti u takua dhe bisedoi edhe me profesorë dhe studentë të Universitetit të Pekinit, drejtues të dhjetëra kompanive të mëdha ekonomike kineze dhe aktivistë ekonomikë iranianë, si dhe me iranianë që jetojnë në këtë vend. Raisi gjithashtu fali namazin e xhematit me një grup të myslimanëve kinezë dhe besimtarëve të xhamisë "Dong Si" dhe mbajti një fjalim të shkurtër për ta.