Shkurt 27, 2023 09:17 Europe/Tirane
  • Rezistenca miratohet dhe mbështetet nga Republika Islamike e Iranit

Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, këshilltari për çështjet ndërkombëtare i Liderit Suprem të Iranit theksoi mbështetjen e Republikës Islamike për çështjen palestineze.

Ali Akbar Velajati vlerësoi Palestinën për përballjen me pushtuesit sionistë dhe shtoi se lëvizja e Xhihadit Islamik dhe rezistenca e popullit palestinez miratohen dhe mbështeten nga Republika Islamike e Iranit. Në këtë bisedë telefonike Ziad Nakhale, Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez, theksoi gjithashtu vendosmërinë e popullit palestinez për të vazhduar luftën dhe përballjen me pushtuesit dhe theksoi: "Ne jemi krenarë që luftëtarët tanë janë duke krijuar epope të mëdha në përballjen me pushtuesit sionistë të armatosur deri në dhëmbë". Ai shtoi: "Trimëria e luftëtarëve tanë në terren dhe mbështetja e kombit ndaj tyre është arsyeja më e mirë për të vërtetuar pathyeshmërinë e kombit palestinez dhe ky komb nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë të rezistojë deri në çlirimin e Jeruzalemit dhe të të gjithë territorit të Palestinës.