Ministri sionist bëri thirrje për vrasjen e liderëve të rezistencës palestineze
Ministri ekstrem i sigurisë së brendshme të regjimit sionist në vazhdimin e agresionit të këtij regjimi kundër palestinezëve bëri thirrje për vrasjen e liderëve të rezistencës.
Sipas raportit të Al-Alam, Ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, Itmar Ben Gvir, në takimin e partisë së ekstremit të djathtë "Fuqia Çifute" takim që u mbajt në vendbanimin sionist "Avitar" në veri të Bregu Perëndimor, kërkoi shënjestrimin e liderëve të grupeve palestineze dhe tha: Ka ardhur koha për të hequr qafe liderët e grupeve palestineze. Pak vite më parë, Gjykata e Lartë e regjimit sionist e shpalli të paligjshëm vendbanimin “Avitar” për shkak të vendndodhjes së tij në tokat palestineze në malin Sabih, në jug të Nablusit dhe kërkoi evakuimin e banorëve të këtij vendbanimi. Ky zyrtar radikal sionist në përgjigje të vdekjes së dy kolonëve sionistë në operacionin martir në zonën Hawara në veri të Bregut Perëndimor deklaroi: Jemi në gjendje lufte dhe përgjigja politike ndaj këtyre sulmeve është të mbetemi në këtë vendbanim dhe unë i kërkova Beniamin Netanjahun që të lejojë familjet të qëndrojnë në këtë vendbanim. Nga ana tjetër, Joaf Gallant, ministri i luftës i regjimit sionist, gjatë vizitës së tij në qytetin Haëara, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor, tha: Ne kemi ardhur këtu me komandantët e ushtrisë izraelite dhe parashikimi ynë është se ditë të vështira na presin në Bregun Perëndimor, Kods dhe Gaza.