Mars 02, 2023 09:17 Europe/Tirane
  •  Irani dëbon dy diplomatë të Gjermanisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve të Gjermanisë nga Irani duke i shpallur ata persona të padëshiruar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi: "Dy diplomatë gjermanë në Iran janë shpallur persona të padëshiruar si reagim i veprimeve ndërhyrëse dhe të papërgjegjshme të qeverisë së Gjermanisë në çështjet e brendshme dhe gjyqësore të Republikës Islamike të Iranit".

Kanani gjithashtu tha se edhe ambasadori i Gjermanisë në Teheran është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe atij i është kumtuar vendimi i Qeverisë së Iranit, ndërsa shtoi: "Republika Islamike e Iranit do të veprojë fuqishëm përball çfarëdo lloj politike ambicioze të shteteve të tjera".  

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: "Prioritet i Republikës Islamike të Iranit gjithnjë ka qenë ruajtja e bashkëpunimit në një atmosferë të respektit reciprok, mirëpo në rast se disa palë të tjera dëshirojnë të anashkalojnë qëndrimet parimore dhe sovranitetin kombëtar të Iranit, atëherë përkufizimi i opsioneve të tjera të veprimit bëhet i pashmangshëm".

Disa ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë pas shqiptimit të dënimit me ekzekutim me vrasje për Xhamshid Sharmahd, qytetarin me dy shtetësi iraniane dhe gjermane dhe gjithashtu kreu i grupit terrorist "Tondar", pasi ka thirrur të ngarkuarin me punë të Iranit në Berlin, ka dëbuar dy punonjës së ambasadës së Gjermanisë në Iran në shenjë proteste ndaj këtij vendimi dhe i ka shpallur ata persona të padëshiruar.

Vlen të theksohet se Xhamshid Sharmahd është kreu i grupit terrorist "Tondar" i cili në dy dekadat e kaluara ka vepruar me emrin "Shoqata e Mbretërisë së Iranit" në kuadër të interesave të ish-regjimit Pahlavi dhe me një qasje të kryerjes së sulmeve terroriste, ka kryer krime kundër popullit të Iranit.

Grupi terrorist "Tondar" përveç kryerjes së operacionet të shpërthimit të një bombe në një Husejnije në qytetin Shiraz të Iranit në vitin 2008 ku u vrarë 14 qytetarë iranianë dhe u plagosen rreth 300 të tjerë, gjatë viteve të fundit gjithashtu ka planifikuar kryerjen e disa operacioneve të tjera terroriste si shpërthimin e bombës në digën e Shirazit dhe shpërthimin e bombave me Cianur në panairin e librit në Teheran, por që janë zbuluar me kohë nga forcat e sigurisë së Iranit dhe janë neutralizuar.

Ky grup terrorist gjithashtu kishte rol edhe në atentatin terrorist të kryer kundër Mas'ud Ali Muhamed, një prej shkencëtarëve të ndjerë të industrisë atomike të Iranit.

Xhamshid Sharmahd, kreu i grupit terrorist "Tondar" më 21 shkurt të këtij viti, është dënuar me ekzekutim me vrasje me akuzë të planifikimit dhe udhëheqjes së sulmeve terroriste.