Mars 06, 2023 09:26 Europe/Tirane
  •  Raisi: Komploti i armikut për të helmuar nxënësit është krim kundër njerëzimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar ndjekjen vendimtare dhe informimin në kohë për helmimet nëpër shkolla, e konsideroi komplotin e ri të armikut për helmimin e nxënësve si krim kundër njerëzimit.

Sipas IRNA, Sejed Ebrahim Raisi, të dielën në takimin e kabinetit qeveritar, duke iu referuar raportit të ministrit të Informacionit për hetimin dhe ndjekjen e çështjes së helmimit të një numri nxënësish në disa qytete, deklaroi: Komploti i ri i armikut për të krijuar frikë në zemrat e nxënësve, fëmijëve të dashur dhe prindërve te tyre është krim dhe vepër anti-njerëzore. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar nevojën për të ndjekur këtë çështje dhe për të informuar saktësisht dhe në kohë për të zgjidhur shqetësimet e popullit tha: Ky veprim është një hallkë tjetër në zinxhirin e komploteve te armikut, që u realizua për të krijuar pezmatim në shoqëri dhe për të trazuar opinionin publik dhe për të futur frikë tek fëmijët e këtij vendi dhe kjo çështje duhet zgjidhur sa më shpejt dhe duhet trajtuar seriozisht.