Vazhdojnë protestat në territoret e pushtuara kundër Netanyahut
Vazhdojnë protestat në territoret e pushtuara kundër ligjit të reformës në drejtësi të propozuar nga kabineti ekstremist i Netanyahut.
Sipas IRNA, me ndezjen e protestave në territoret e pushtuara, të cilat kanë hyrë në javën e nëntë, më shumë se 160,000 njerëz demonstruan në Tel Aviv kundër veprimeve të Benyamin Netanyahut dhe kabinetit të tij të ekstremit të djathtë. Sipas raporteve, policia izraelite përdori policinë e hipur në kuaj, si dhe topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, dhe një numër i protestuesve u arrestuan. Dhuna e policisë dhe forcave të sigurisë të regjimit sionist ishte e tillë saqë, Benny Gantz, ish-ministri i luftës i këtij regjimi paralajmëroi të mos vriteshin protestuesit. Krerët e regjimit sionist pretenduan se anarkistët duan t'i vënë zjarrin Tel Avivit. Njëkohësisht Ben Gvir, ministri i sigurisë së brendshme konfirmoi veprimet e policisë së këtij regjimi dhe tha se "i vlerësoj përpjekjet e Komisionerit të Policisë Kobi Shebtai, për të shtypur me dhunë protestat."