Deklarata e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit për helmimin e nxënësve
Në një deklaratë lidhur me gjendjen e vështirë të disa nxënësve në një sërë shkollash në vend, Ministria e Inteligjencës e Iranit siguroi popullin se personeli i kësaj ministrie do të përdorin të gjitha forcat e tyre për të arritur rezultate në këtë çështje.
Sipas IRNA, Ministria e Inteligjencës e Iranit përmes një komunikate njoftoi: "Pas urdhrave vendimtare të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe pas pranisë së Presidentit të Iranit në Ministrinë e Inteligjencës dhe ritheksimit të urdhrave të mëparshëm në këtë drejtim, forcat iraniane të sigurisë sigurojnë me të gjithë forcën, përvojën dhe pajisjet e tyre, që procesi i hetimeve dhe ndjekjeve të gjithanshme të inteligjencës, sigurisë dhe teknikës do të vazhdojë pa ndalesë, gjatë gjithë orarit dhe pa u lodhur, në koordinim me të gjitha institucionet përkatëse. Hetimet në koordinim me komunitetin e fuqishëm të inteligjencës së vendit, do të vazhdojnë deri në arritjen e një rezultati të qartë dhe përfundimtar". Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: "I bëjmë thirrje popullit të Iranit dhe veçanërisht prindërve të nxënësve të dashur, të mos i kushtojnë rëndësi spekulimeve në mediat e huaja keqdashëse dhe në hapësirën kibernetike, të cilat prodhohen dhe publikohen me qëllim të prishjes së sigurisë psikologjike të shoqërisë". Ministria e Brendshme e Iranit, të martën, në një deklaratë për helmimin e nxënëseve në shkolla , bëri të ditur se një numër personash të përfshirë në këto incidente janë identifikuar dhe arrestuar në 6 provinca.