Mohsen Ezhei: 82 mijë të burgosur janë përfshirë në amnistinë e fundit
Kryetari i Sistemit Gjyqësor të Iranit ka njoftuar për përfshirjen e 82 mijë personave të burgosur në amnistinë e fundit të rekomanduar nga lideri suprem i Revolucionit Islamik dhe deklaroi: "Ekziston mundësia që kjo shifër të rritet përsëri".
Më pesë shkurt të këtij viti në bazë të propozimit të kryetarit të Sistemit Gjyqësor të Iranit, Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ka dhënë pëlqimin për amnistinë dhe lehtësimin e dënimit të një grupi të konsideruar të personave nën akuza dhe të të dënuarve për veprime gjatë zhvillimeve të fundvitit të kaluar. Kjo amnisti e gjerë është bërë me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik dhe festave fetare të muajit rexheb të kalendarit hënor.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hoxhetul-Islam Gholamhusejn Mohseni Ezhei, kryetari i Sistemit Gjyqësor të Iranit, duke njoftuar shifrën më të fundit të të dënuarve të përfshirë në amnisti, deklaroi: "Nga këta 82 mijë persona të akuzuar ose dënuar të cilët janë përfshirë në amnisti, 22 mijë persona janë prej personave të akuzuar ose dënuar për shkak të veprimeve destruktive gjatë trazirave të fundvitit 2022. Një numër i vogël i këtyre personave ishin të burgosur kurse shumica e tyre ose në bazë të vendimit të marrë ishin jashtë burgut apo ishin prej atyre që akoma nuk ishte shqyrtuar dosja e tyre".