Mars 14, 2023 09:16 Europe/Tirane
  •  Knesset miraton imunitetin e Netanyahut nga fajësimi dhe burgimi

Knesset miratoi mbrëmë një projekt-ligj të diskutueshëm që do të vështirësonte ndjekjen penale dhe burgimin e kryeministrit izraelit.

Sipas gazetës Rai Elium, pas disa orë diskutimesh të nxehta në Knesset, 61 përfaqësues nga gjithsej 120 përfaqësues votuan pro projektligjit të propozuar dhe 51 persona e kundërshtuan atë në votimin fillestar, por pjesa tjetër ose munguan ose abstenuan. Ky projektligj ka nevojë për dy votime të tjera në parlament para se të hyjë në fazën ekzekutive për miratim përfundimtar. Teksti i projektligjit të miratuar nga komisioni pas shqyrtimeve intensive thotë: Kryeministri mund të shkarkohet nga ky post vetëm me tre të katërtat e votave të deputetëve dhe kjo mund të ndodhë edhe për arsye mendore apo mjekësore. Sipas këtij projektligji, Knesset apo qeveria janë të vetmet institucione që mund të burgosin kryeministrin. Ky ligj shkon edhe më tej dhe thotë se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të akuzojë kryeministrin. Nga ky projektligj përfiton edhe kryeministri aktual Benjamin Netanyahu, i cili është në gjyq për çështjet e korrupsionit. Ligji u prezantua nga Ofir Katz, anëtar i partisë Likud (partia e Benjamin Netanyahu) dhe ky ligj ndalon shkarkimin e Netanyahut, përveç në raste të paaftësisë fizike ose mendore.