Mars 15, 2023 08:40 Europe/Tirane
  •  Një anëtar i lartë i Hamas: Rezistenca në Bregun Perëndimor është duke u rritur

Zv/shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi se rezistenca palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan është duke u rritur dhe po forcohet për çdo ditë e më tepër dhe zjarri i rezistencës në këtë rajon nuk është shuar.

Faqja informative Al-Ahd njoftoi se Saleh Al-Aruri theksoi: "Ne nuk do të lejojmë që pushtuesit izraelitë të keqpërdorin të burgosurit palestinezë dhe çfarëdo veprimi që ndërmerret për të kërcënuar jetën e të burgosurve palestinez dhe për të shkelur dinjitetin e tyre, do të përballet me reagimin e ashpër të rezistencës palestineze. Armiku sionist po bënë përpjekje që ta shfrytëzojë muajin e shenjtë të Ramazanit për të bërë ndarjen kohore dhe vendore të Xhamisë Al-Aksa dhe t'i lejojë kolonët sionistë të kryejnë ritualet e tyre fetare në këtë vend të shenjtë. Por kjo politikë patjetër do të përballet me reagimin e popullit të Palestinës".

Ky anëtar i lartë i Hamas tha: "Sionistët duhet ta dinë se veprimet e tyre nuk do të mbesin pa reagim të ashpër nga ana e popullit të Palestinës dhe nga ana e forcave të rezistencës".

Saleh Al-Aruri në vazhdim theksoi: "Hamas mirëpret rifillimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Iranit dhe forcimin e këtyre marrëdhënieve. Ky hap është një veprim i drejtë dhe i duhur për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetit të rajonit dhe për të forcuar pozicionin arab dhe islam në përballje me rreziqet dhe sfidat e jashtme".