Mars 16, 2023 08:40 Europe/Tirane
  •  Ministri saudit i Financave: Investimi në Iran mund të realizohet shpejt

Ministri i Financave i Arabisë Saudite tha: "Ne gjithmonë kemi thënë se Irani është fqinji ynë dhe nëse fqinjët janë të gatshëm të bashkëpunojnë, nuk do të ketë konflikt".

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ministri i Financave i Arabisë Saudite, Mohammad Al-Jadaan të mërkurën në një takim në qytetin e Riadit tha: "Investimi i Arabisë Saudite në Iran mund të bëhet shumë shpejt pas marrëveshjes për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, sepse ka shumë mundësi për investime saudite në Iran". Ministri i Financave i Arabisë Saudite vazhdoi: "Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë marrëdhënie me fqinjët tanë dhe do të jemi të lumtur të investojmë në Iran së shpejti dhe gjithashtu do t'u japim mundësinë iranianëve të investojnë në Arabinë Saudite" .Sipas këtij raporti, Irani dhe Arabia Saudite Arabia të premten e kaluar ranë dakord që të rifillojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike pas 7 vitesh armiqësie. Gjithashtu, brenda dy muajve të ardhshëm do të hapen edhe ambasadat e dy vendeve.