Mars 16, 2023 08:41 Europe/Tirane
  • Netanyahu hodhi poshtë propozimin e presidentit të regjimit sionist

Kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, të mërkurën mbrëma hodhi poshtë propozimin e presidentit të këtij regjimi, Isaac Herzog, i cili kërkoi t'i jepet fund krizës që lidhet me “reformën e sistemit gjyqësor”.

Kanali i lajmeve “Kan” i regjimit sionist tha se kryeministri nuk pranoi propozimin e presidentit në lidhje me reformën në sistemin gjyqësor. Refuzimi i kësaj kërkese bëhet ndërkohë që presidenti i regjimit sionist, Herzog, për të shtatën herë paralajmëroi të mërkurën mbrëma, në lidhje me shpërthimin e luftës civile në territoret e pushtuara. Në përgjigje të krizës aktuale në Izrael, e cila lidhet me "reformën e sistemit gjyqësor", Isaac Herzog tha: "Kushdo që mendon se jemi larg luftës civile, e ka gabim. Gremina është afër". Gjithashtu kreu i regjimit sionist të hënën mbrëma deklaroi: "Ne po jetojmë në një situatë shumë të mjerueshme dhe të rrezikshme dhe kjo krizë ka pasoja të rënda politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë për ne". Benjamin Netanyahu shtyu udhëtimin e tij në Gjermani, i cili ishte planifikuar të zhvillohej mëngjesin e së enjtes, ndërsa disa burime në gjuhën hebraike raportuan se ai do ta bëjë këtë udhëtim të premten për shkak të zhvillimeve të sigurisë në Palestinën e pushtuar dhe vazhdimit të protestave kundër kabinetit të tij. Kundërshtarët e kabinetit të Netanyahut e kanë përshkruar planin e "reformës në drejtësi" si një "grusht shteti gjyqësor", ndërsa Netanyahu e mbrojti atë dhe tha se "qëllimi i tij është transparenca".