Mars 16, 2023 08:42 Europe/Tirane
  •  Raisi ripohon detyrimin e qeverisë së tij për të mbrojtur të drejtat e iranianëve jashtë vendit

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se qeveria iraniane ndihet e detyruar të mbrojë të drejtat e të gjithë iranianëve që jetojnë jashtë vendit, duke riafirmuar nevojën për të mbrojtur identitetin e tyre iranian.

“Ne i konsiderojmë iranianët jashtë vendit si qytetarët tanë. Ne besojmë se iranianët që banojnë jashtë vendit kanë të drejta dhe qeveria ka përgjegjësi ndaj tyre, ashtu si ndaj iranianëve që jetojnë brenda vendit, "tha të mërkurën  Presidenti Raisi në një mbledhje në Teheran me iranianët jorezidentë. Presidenti iranian shtoi se ruajtja e identitetit iranian është një çështje kryesore për iranianët që jetojnë jashtë vendit, duke theksuar se fëmijët e iranianëve që jetojnë jashtë vendit nuk duhet të jenë të pavëmendshëm ndaj identitetit të tyre iranian. Miliona iranianë jetojnë në vende të ndryshme anembanë botës. Zyrtarët iranianë, duke përfshirë Presidentin Raisi dhe Ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, kanë theksuar vazhdimisht nevojën për t'i mbështetur ata dhe për të zgjidhur çështjet me të cilat përballen. Vitin e kaluar në një samit në Doha, presidenti Raisi i përshkroi iranianët që jetojnë jashtë vendit si një "pasuri", duke u bërë thirrje atyre që të bëjnë përpjekje për të ruajtur kulturën e atdheut të tyre ndërsa jetojnë jashtë. “Qeveria nuk toleron shkeljen e të drejtave të iranianëve kudo në botë,” theksoi ai. Raisi vuri në dukje se Republika Islamike ka marrë masa për të hequr pengesat për kthimin e iranianëve që banojnë në vende të tjera.