Mars 28, 2023 07:42 Europe/Tirane
  •  Raisi: Politika e jashtme bazohet në një pikëpamje të balancuar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Politika e jashtme e Iranit bazohet në një pikëpamje të balancuar në marrëdhëniet me të gjitha vendet".

Presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi sot (e hënë), në konferencën kombëtare të drejtuesve të qeverisë, tha se politika e brendshme e qeverisë mbështetet në kapacitete të mëdha të brendshme dhe se politika e jashtme e qeverisë bazohet në një këndvështrim të balancuar të marrëdhënieve me të gjitha vendet.

Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi deklaroi: “Ne bashkëveprojmë me të gjitha vendet e botës në mënyrë të ekuilibruar, por asnjëherë nuk i kemi lidhur çështjet e vendit me vetullat dhe buzëqeshjet e liderëve të disa shteteve, dhe sot çdo shtet që dëshiron të bashkëpunon me Republikën Islamike, ka mundësi ta bëjë këtë".

Sejed Ebrahim Raisi tha gjithashtu: "Në vitin e ri iranian, siç theksoi lideri suprem i Revolucionit Islamik, ne kemi nevojë për një frymë të re dhe një këndvështrim transformues".

Raisi theksoi: "Shumë rrugë janë hapur dhe shumë rrugë do të hapen për Iranin, pavarësisht dëshirave të armikut".

Duke vënë në dukje se në të kaluarën janë bërë gjëra të mira, Raisi shtoi: "Një nga kërkesat e qasjes transformuese është që të përpiqemi të forcojmë pikat e forta të veprimeve të ndërmarra dhe të kompensojmë dobësitë e tyre".