Mars 30, 2023 07:16 Europe/Tirane
  •  Luftëtarët e rezistencës palestineze i kundërpërgjigjen sulmit të sionistëve në Nablos

Luftëtarët e rezistencës së Palestinës i janë kundërpërgjigjur sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në zonat lindore të Nablusit dhe këto të fundit janë detyruar të arratisen.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se luftëtarët e rezistencës së Palestinës i janë kundërpërgjigjur sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në kampin Asker Al-Kadim në afërsi të Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Sipas këtij burimi, forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë sulmit të tyre në kampin Asker Al-Kadim kanë rrëmbyer një të ri 16 vjeçar palestinez. Forcat ushtarake sioniste gjithashtu kanë sulmuar në drejtim të rajonit Al-Makbare Al-Sharkije në Nablos dhe kanë rrëmbyer një tjetër të ri 19 vjeçar palestinez më pas janë larguar nga qyteti.

Kjo është në kohën kur qëndresa e luftëtarëve të rezistencës së Palestinës është bërë shkak që forcat ushtarake pushtuese sot në mëngjes të tërhiqen dhe të arratisen nga kampi Asker Al—Kadim.

Nga ana tjetër, të rinjtë palestinezë kanë sulmuar me gur automjetet e forcave ushtarake të regjimit sionist në fshatin Nabi Saleh gjatë tërheqjes së tyre nga qyteti Bejt Rima në veriperëndim të Ramallah.