Mars 31, 2023 07:47 Europe/Tirane
  •  Amir Abdullahian: Marrëdhëniet me Rusinë janë në rrugën e duhur

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Marrëdhëniet Iran-Rusi janë në rrugën e duhur dhe kontaktet mes dy vendeve janë përshpejtuar.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve të Iranit (ISNA), Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian u takua me Leonid Slutsky, kreun e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dumës Shtetërore dhe kreun e Partisë Liberal Demokratike të Rusisë. Ministri i jashtëm e konsideroi këtë takim një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe. Amir Abdullahian tha se diplomacia parlamentare ka një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shtoi: Përveç kryetarëve të komisioneve të dy parlamenteve, në Komisionin e Lartë për Bashkëpunimin Parlamentar midis Iranit dhe Rusisë janë të pranishëm edhe zyrtarë qeveritarë të dy vendeve, si dhe kontaktet dhe takimet e zyrtarëve të dy vendeve në nivele të ndryshme, kanë  përshpejtuar procesin e forcimit të marrëdhënieve. Kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme të Dumës ruse gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin transparent të Iranit me qeverinë ruse duke deklaruar se Rusia i kushton vëmendje të madhe projekteve të rëndësishme, përfshirë Korridorin Veri-Jug. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian, i cili ka udhëtuar në Moskë në krye të një delegacionit të lartë, të mërkurën u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Dy ministrat  shkëmbyen mendime mbi temat që lidhen me çështjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Të martën, pas mbërritjes në Moskë, Amir Abdollahian gazetarëve u tha se bashkëpunimi i mbrojtjes midis Iranit dhe Rusisë nuk do të jetë kundër asnjërës palë. Vëllimi i tregtisë mes dy vendeve është rritur me më shumë se 3.5 herë, në një vit e gjysmë të fundit.