Prill 05, 2023 07:40 Europe/Tirane
  • Irani kritikon përdorimin instrumental të të drejtave të njeriut nga Perëndimi

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani, të martën hodhi poshtë rezolutën kundër Iranit dhe tha se masa bazohej në një qëndrim "selektiv, të njëanshëm dhe konfrontues" me objektiva "të motivuara politikisht".

Duke nënvizuar paragjykimet dhe gjykimet e nxituara në rezolutën që synon minimin e arritjeve të të drejtave të njeriut në Iran, Kanani e përshkroi si "për të ardhur keq" shfrytëzimin e mekanizmave të OKB-së nga disa shtete anëtare për të arritur qëllimet e tyre politike dhe manipulimin e të drejtave të njeriut për qëllime politike. “Vendet që shkelin të drejtat e kombeve të tjera nuk mund të pretendojnë se janë avokatë të të drejtave të njeriut ose të gjykojnë për to, dhe ata duhet të jenë përgjegjës për krimet e tyre në lidhje me shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në vendet e tyre dhe në vendet e tjera të botës”, vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Edhe Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka kritikuar qeveritë perëndimore për përdorimin e të drejtave të njeriut si një mjet politik kundër Republikës Islamike pas miratimit nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut të një projekt-rezolute kundër Teheranit. “Nga këndvështrimi i Iranit, kjo rezolutë konsiderohet si një përpjekje dashakeqe për të synuar dhe dëmtuar qëllimisht imazhin e të drejtave të njeriut në Iran përmes fabrikimit të narrativave të shtrembëruara, stereotipave negative dhe akuzave të rreme,” nënvizoi Ali Bahraini. "Përdorimi instrumental i të drejtave të njeriut është i papranueshëm dhe rrezikon kauzën e të drejtave të njeriut," tha Bahreini, duke shtuar: "Kjo qasje as nuk ndihmon në ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, as nuk është në përputhje me faktet në terren, si dhe me historinë dhe sfondin e kulturës dhe qytetërimit të Iranit.”/syri/