Prill 05, 2023 07:42 Europe/Tirane
  •  Teherani do të ndihmojë Sirinë për të forcuar mbrojtjen ajrore

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes iraniane ka riafirmuar angazhimin e Teheranit për sigurinë e vendeve mike, duke thënë se Republika Islamike e konsideron veten "të detyruar" të ndihmojë në përforcimin e aftësive të mbrojtjes ajrore të Sirisë në zmbrapsjen e sulmeve izraelite ndaj këtij vendi.

Gjeneral brigade Hamzeh Kalandari, zëvendësministri i Mbrojtjes për Çështjet Ndërkombëtare, i bëri komentet të martën në margjinat e një ceremonie për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave në kryeqytetin Teheran. "Ne e shohim veten të përkushtuar për të ndihmuar vendet mike, si Siria, të përmirësojnë mbrojtjen e tyre ajrore dhe të shmangin sulmet ajrore," tha ai, ndërsa foli për eksportin e produkteve të mbrojtjes. Zëvendësministri iranian i Mbrojtjes më tej vuri në dukje se në të kaluarën Siria ishte një vend i pambrojtur përballë sulmeve ajrore izraelite, por tani Damasku po zmbraps një numër të madh sulmesh ajrore të kryera nga regjimi okupator izraelit. Gjeneral Kalandari deklaroi se Irani ka ndihmuar shumë nga fqinjët dhe vendet mike "jo vetëm në aspektin e pajisjeve dhe armëve, por edhe në fushën e teknologjisë së prodhimit të pajisjeve ushtarake". Ai theksoi gjithashtu interesin në rritje për blerjen e pajisjeve ushtarake iraniane, duke thënë se “pas heqjes së embargos së armëve të OKB-së kundër Iranit në vitin 2020, jemi dëshmitarë të shumë vendeve që kërkojnë të përdorin armë iraniane”.