IRGC paralajmëron Izraelin për një reagim 'vendimtar'
Një komandant i lartë i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të mërkurën paralajmëroi regjimin izraelit për një përgjigje "të fortë dhe vendimtare".
"Sionistët e dinë se kanë marrë dhe do të marrin një goditje më të ashpër në krahasim me atë që na kanë dhënë ne," tha gjeneral brigade Mohammad Reza Nakdi, zëvendës komandanti i IRGC për koordinimin, në ceremoninë e varrimit të Milad Heidari në Korveh, në provincën perëndimore të Kurdestanit. “Ata duhet të jenë të gatshëm për një përgjigje të fortë dhe vendimtare,” theksoi ai. Milad Heidari dhe Mekdad Mehkani, dy këshilltarë ushtarakë të IRGC u martirizuan në sulmet ajrore të së premtes të kryera nga Izraeli në periferi të kryeqytetit sirian. “Gjaku i martirëve tanë është shumë më i vlefshëm se vrasja e një sionisti në shenjë hakmarrjeje; Edhe pse kjo do të ndodhë, hakmarrja kryesore është çlirimi i Kuds-it”, tha komandanti i IRGC. “Ne po shohim shembjen dhe eliminimin e Izraelit dhe kjo është e sigurt. Lëvizja e rezistencës nuk do ta ndalë qëndresën e saj deri në eliminimin e Izraelit dhe pastrimin e rajonit nga prania e tij”, shtoi ai.