Forcat sioniste sulmojnë dhe arrestojnë besimtarët myslimanë në Xhaminë Al-Aksa
Nën hijen e arrestimit të 400 besimtarëve myslimanë palestinezë dhe plagosjen e 240 personave të tjerë në Xhaminë Al-Aksa, sot në mëngjes me dhjetëra kolonë sionistë nën mbështetjen e gjerë të forcave ushtarake sioniste kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se nën hijen e rezistencës së besimtarëve myslimanë palestinezë që kryenin ritualet e tyre fetare në Xhaminë Al-Aksa, përball forcave ushtarake dhe policore sioniste, rezistencë kjo që ka filluar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm më 5 prill, Organizata për Çështje të të Burgosurve Palestinezë ka raportuar se forcat ushtarake dhe policore të regjimit sionist deri nga mesnata e deri sot në mëngjes kanë arrestuar 400 besimtarë myslimanë në Xhaminë Al-Aksa.
Kanali televiziv Al-Menar gjithashtu duke mbuluar zhvillimet që po ndodhin sot në Xhaminë Al-Aksa, ka raportuar se numri i palestinezëve të plagosur nga sulmi i forcave ushtarake sioniste në Xhaminë Al-Aksa ka arritur në 240 persona.
Agjencia palestineze e lajmeve WEFA gjithashtu ka njoftuar për sulmin e dhunshëm të forcave sioniste kundër besimtarëve myslimanë pas namazit të agimit në xhaminë Al-Kubla dhe për sulmin e sionistëve ndaj dhjetëra besimtarëve të cilët ishin duke falë namaz duke shtënë në drejtim të tyre me plumba të metalit të mbështjellë me gome si dhe me bomba me përmbajtje të gazrave kimike ku si pasojë shumë besimtarë myslimanë kanë pësuar lëndime serioze në sistemin e frymëmarrjes.
Burimet lokale kanë raportuar se forcat pushtuese sioniste kanë thyer edhe xhamat e njërit prej ambienteve të faljes dhe ritualeve fetare dhe kanë hedhur brenda bomba me gaz helmues dhe bomba akustike në drejtim të besimtarëve dhe duke i rrethuar besimtarët që kryenin ritualet e tyre fetare, janë munduar t'i dëbojnë ata nga ky vend i shenjtë.
Sipas mediave palestineze, gaz lotsjellësi i hedhur nga forcat ushtarake sioniste ka shkaktuar një zjarr në një pjesë të faltores Al-Kublra, mirëpo besimtarët palestinezë e kanë shuar atë.
Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës në Kudsin e pushtuar ka raportuar se ka dërguar ekipet e saj emergjente për të ndihmuar dhe kuruar besimtarët e plagosur në Xhaminë Al-Aksa, mirëpo forcat pushtuese sioniste nuk kanë lejuar hyrjen e ekipeve emergjente në Xhaminë Al-Aksa.
Kjo qendër e shërbimeve emergjente ka deklaruar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë nëpër urgjenca në Kudsin e pushtuar dhe ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e saj vullnetarë.
Sipas këtij burimi, sot në mëngjes, pas arrestimit të qindra besimtarëve myslimanë palestinezë në Xhaminë Al-Aksa, kolonët sionist nën mbështetjen e gjerë të forcave ushtarake pushtuese, grupe – grupe kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa.
Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, 50 kolonë sionist sot në mëngjese nëpërmjet portës Bab Al-Megharebe e cila që nga viti 1967 është nën kontrollin e forcave pushtuese sioniste, nën mbështetjen e forcave të mëdha policore sioniste, kanë hyrë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa.Njëkohësisht me këtë dhe para hyrjes me dhunë të kolonëve sionistë, forcat ushtarake pushtuese sioniste duke përdorur forcën dhe dhunën janë munduar të dëbojnë besimtarët palestinezë nga Xhamia Al-Aksa.
Megjithëkëtë, besimtarët myslimanë kanë zhvilluar ritualet e tyre fetare njëkohësisht me hyrjen e paligjshme dhe me forcë të kolonëve sionistë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa, por forcat sioniste kanë përdorë dhunë dhe nuk kanë lejuar besimtarët palestinezë të kryejnë ritualet e tyre fetare.
Kolonët sionistë në reagim në përgjigje të thirrjes së grupeve ekstremiste sioniste, sot në mëngjes kanë shkuar me forcë dhe kanë hyrë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa.