Prill 10, 2023 08:36 Europe/Tirane
  • Prezantimi i arritjeve të teknologjisë atomike të Iranit

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit, me rastin e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore, prezantoi arritjet e kësaj agjencie.

Vlen të theksohet se data 20 farvardin 1385 e kalendarit iranian që përkon me 9 prill 2006, është një pikë kthese në historinë e industrisë bërthamore të Republikës Islamike të Iranit dhe një kujtesë e krenarisë kombëtare të iranianëve në zhvillimin e teknologjisë dhe energjisë bërthamore pavarësisht të gjitha llojeve të sanksioneve nga armiqtë.

Në këtë datë, u publikua lajmi për zhvillimin me sukses të teknologjisë bërthamore paqësore nga Irani dhe zhvillimin e plotë të ciklit teknologjik për pasurimin e uraniumit. Pavarësisht të gjitha sanksioneve dhe sabotimeve, Irani ishte në gjendje të zhvillojë ciklin e plotë teknologjik për prodhimin e lëndëve djegëse bërthamore dhe duke zhvilluar një gjeneratë të re centrifugash dhe duke e deklaruar atë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ai u bë një nga vendet me teknologjinë e pasurimit të uraniumit dhe iu bashkua vendeve anëtare të klubit bërthamor.

Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, deklaroi se Dita Kombëtare e Teknologjisë Bërthamore më 9 prill, është një ditë e ripërtëritjes së besëlidhjes dhe përmbushjes së premtimit, sepse ne kemi 20 projekte radiofarmaceutike në proces".

Muhamed Eslami, me rastin e Ditës Kombëtare e Teknologjisë Bërthamore në Iran, në një program të Radiotelevizionit të Iranit, tha: "Në vitin e kaluar, me përpjekje të shumta u regjistruan 159 arritje, të cilat ishin shkencore, arritje teknologjike dhe industriale. Ne kemi ndërmarrë disa hapa në sektorin e produkteve, një ndër të cilët është çështja e sistemeve të rrezatimit, të cilat i kemi filluar me disa kapacitete të ndryshme vitin e kaluar, të cilat janë projektuar dhe inxhinieruar dhe prodhuar nga kompani me bazë shkencore".

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit shtoi: "Këto sisteme rrezatimi mund të përdoren për të rrezatuar drithërat dhe të gjitha llojet e produkteve bujqësore.

Lidhur me atë se a janë sanksionuar edhe kompanitë radiofarmaceutike të Iranit, Eslami tha: "Është sanksionuar edhe e vetmja kompania radiofarmaceutike e Iranit dhe ky veprim është shembull që zbulon gënjeshtrat e pretenduesve të të drejtave të njeriut të cilët nuk marrin parasysh kurrfarë parime njerëzve dhe as të të drejtave të njeriut. I gjithë qëllimi i tyre ishte ndalimi dhe shkatërrimi i teknologjisë bërthamore në Iran, por ata nuk ia dolën dhe nuk morën rezultat nga asnjë nga metodat e tyre".