Prill 10, 2023 08:39 Europe/Tirane
  •  Hezbollah përsërit mbështetjen për rezistencën palestineze

Një anëtar i lartë i Këshillit Qendror të Hezbollahut, ka theksuar se lëvizja libaneze e rezistencës është një flamurtare e mbështetjes dhe ndihmës së Palestinës, popullit të saj dhe rezistencës së saj.

Nabil Kauk tha të dielën se sulmet e vazhdueshme të ushtrisë dhe kolonëve të regjimit sionist kundër besimtarëve në xhaminë al-Aksa, dhe në vendet e shenjta islame në Kuds janë të patolerueshme. Hezbollahu është në një pozicion udhëheqës për të mbështetur Palestinën, kombin e saj dhe rezistencën, tha ai, duke shtuar se asnjë kërcënim nuk do të dobësojë vendosmërinë e Hezbollahut. Ai më tej tha se situata e regjimit sionist, brenda dhe jashtë vendit, është e ndërlikuar, duke shtuar se regjimi sionist është i rrethuar nga kriza dhe zjarri. Burimet e lajmeve raportuan të dielën se trupat sioniste bastisën edhe një herë Xhaminë Al-Aksa dhe goditën besimtarët palestinezë, madje u përpoqën të dëbonin palestinezët nga xhamia e shenjtë. Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe deklaroi se një numër i palestinezëve janë plagosur pas sulmit, por trupat sioniste nuk lejuan personelin mjekësor të hynte në vendin e shenjtë.