Prill 11, 2023 08:53 Europe/Tirane
  •  Vdekja e sionistit të tretë në operacionin martirizues në Bregun Perëndimor

Burimet e lajmeve hebraike dhe arabe raportuan vdekjen e një tjetër koloni sionist gjatë operacionit të fundit martirizues në Bregun Perëndimor.

Mediat sioniste raportuan të premten e kaluar se një operacion ka ndodhur në afërsi të një postblloku në veri të Bregut Perëndimor në zonën "Ghor Jordan". Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, gjatë operacionit të së premtes, një sionist i cili u plagos rëndë vdiq të hënën. Ndërkohë, disa orë pas operacionit të së premtes, në Tel Aviv është kryer një operacion nga luftëtarët palestinezë, si pasojë e të cilit një izraelit mbeti i vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën. Ky operacion u krye në mes të përshkallëzimit të tensioneve pas sulmit brutal të regjimit sionist ndaj besimtarëve në xhaminë Al-Aksa mbrëmjen e së enjtes. Ditët e fundit, ushtria e regjimit sionist ka shtuar sulmet e saj ndaj xhamisë Al-Aksa dhe besimtarëve palestinezë, gjë që është pritur me një përgjigje të ashpër nga rezistenca palestineze. Rezistenca palestineze ka theksuar se Xhamia Al-Aksa është vija e kuqe e tyre dhe çdo sulm ndaj saj do të përballet me një përgjigje të fortë.