Vendet islame duhet të parandalojnë devijimin e opinionit publik nga çështja palestineze
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se vendet islamike kanë përgjegjësi për të parandaluar regjimin sionist që të përdorë hapësirat politike të rajonit për të larguar vëmendjen e publikut nga çështja palestineze.
Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën, në konferencën javore për shtyp, në lidhje me trazirat e fundit në territoret e pushtuara palestineze, tha se roli e Bashkësisë Ndërkombëtare në mbështetjen e popullit palestinez është një domosdoshmëri. Gjithashtu, edhe roli i vendeve islame në mbështetjen e kombit palestinez është vendimtar dhe i rëndësishëm, si politikisht ashtu edhe duke ndihmuar në qarqet ndërkombëtare, prandaj vendet myslimane luajnë një rol më serioz dhe më të rëndësishëm në çështjen palestineze.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shtoi se ekzistenca e regjimit sionist është një kërcënim kundër stabilitetit dhe sigurisë së rajonit dhe vendet islamike janë përgjegjëse për përballjen me vazhdimin e politikës pushtuese të regjimit sionist.
Kanani tha se kombi palestinez ka qenë në ballë të luftës kundër regjimit që eksporton terrorizmin në të gjitha vendet e rajonit dhe ndihma ndaj kombit palestinez është mbështetje ndaj të shtypurve dhe veprim drejt planifikimit, largpamësisë dhe parandalimit të veprimeve terroriste të regjimit sionist dhe parandalimi i eksportit të terrorizmit të organizuar në rajon.
Duke iu referuar bisedave telefonike të fundit mes presidentit dhe ministrit të punëve të jashtme të Iranit me një sërë presidentësh dhe ministrash të punëve të jashtme të vendeve islamike në lidhje me vazhdimin e krimeve të regjimit pushtues sionist në territoret e pushtuara, zëdhënësi i diplomacisë iraniane foli edhe për rolin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në mbështetjen e çështjes palestineze dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së një takimi, ndërsa theksoi rëndësinë e kësaj organizate për zgjidhjen e krizës në territoret e pushtuara.