Prill 14, 2023 08:44 Europe/Tirane
  • Shkalla e mbështetjes popullore për Palestinën është e paprecedentë

Marina e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka organizuar parada detare në ujërat territoriale veriore dhe jugore të Iranit për të demonstruar mbështetjen e palëkundur për palestinezët, për kauzën e tyre legjitime dhe për të dënuar krimet brutale dhe të urryera të regjimit izraelit kundër kombit të shtypur palestinez.

Komandanti i Marinës së IRGC-së kundëradmirali Ali-Reza Tangsiri tha të enjten se marinarët po marrin pjesë në stërvitjet në Detin Kaspik, Gjirin Persik dhe Detin e Omanit për të treguar solidaritetin me popullin e Palestinës. Ai tha se paradat po mbahen njëkohësisht në një numër portesh në të gjithë botën myslimane, duke përfshirë në Siri, Liban, Jemen dhe Irak dhe gjetkë në Azinë Lindore. Kundëradmirali Tangsiri vuri në dukje se më shumë se 2,700 anije të Marinës së IRGC-së, si dhe forcat vullnetare po marrin pjesë në parada për të shprehur mbështetjen për kauzën dhe Intifadën palestineze. “Në ditët e sotme, njerëzit në 120 vende po ngrenë flamurin kombëtar palestinez në mbrojtje të Palestinës. Edhe njerëzit në shtetet evropiane dhe në Britani po ngrenë flamurin e palestinezëve të shtypur. Edhe pse Palestina dhe palestinezët janë të shtypur, ata janë të fortë pasi janë të lidhur me Zotin. Shkalla e mbështetjes popullore për këta njerëz të shtypur është e paprecedentë”, tha Komandanti i Marinës së IRGC-së. Ai  tha se paradat i përcjellin këtë mesazh regjimit fëmijëvrasës të Tel Avivit se palestinezët e shtypur nuk janë vetëm dhe se lavdia e mbështetjes së kombit palestinez po rritet çdo vit.