Turqia: Ne nuk i bashkohemi sanksioneve kundër Iranit
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë theksoi edhe një herë se Ankaraja nuk i bashkohet sanksioneve të paligjshme perëndimore kundër Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në një intervistë për kanalin TV 100 , Çavushoglu iu përgjigj pyetjes se cila është më afër Turqisë, NATO apo Rusia? Ai tha: "Ankaraja nuk i braktis parimet e saj themelore në zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë. Ne nuk i bashkohemi sanksioneve; as kundër Rusisë dhe as kundër Iranit".
Ministri i Jashtëm i Turqisë duke iu drejtuar koalicionit opozitar në vendin e tij, tha: "Pse duhet t'i bashkohemi këtyre sanksioneve? Cili është përfitimi ynë në këtë fushë? Kundërshtarët thonë se nëse ne do të vijmë në pushtet, do të dëshmojmë se jemi anëtare të NATO-s dhe do t'i bashkohemi sanksioneve kundër Rusisë. A i keni llogaritur përfitimet dhe dëmet e kësaj pune për Turqinë? Pse duhet të heqim dorë nga një politikë e pavarur për të kënaqur disa njerëz?"
Çavushoglu shtoi: "Turqia është një anëtare e pakushtëzuar e NATO-s dhe një vend që mbështet aktivitetet dhe zgjerimin e kësaj aleance".
Ministri i jashtëm i Turqisë deklaroi se politika e jashtme e vendit të tij është një politikë 360 gradë dhe tha: "Në Rusi, në vendet e Gjirit Persik, në botën islame, Azi, Kaukaz, Afrikë dhe Amerikë Latine, ne jemi kudo dhe Ankaraja ruan parimet e saj themelore në zhvillimi i marrëdhënieve me Rusinë dhe nuk do të heqë dorë nga këto parime".
Çavuşoğlu edhe më herët në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken tha se Ankaraja nuk i mbështet sanksionet e njëanshme që nuk miratohen nga Kombet e Bashkuara dhe nuk do të lejojë askënd t'i anashkalojë këto sanksione përmes Turqisë.
Edhe “Ebrahim Galin”, zëdhënësi i presidencës së Turqisë, më herët njoftoi se Ankaraja nuk do t'i bashkohet sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, sepse këto sanksione do të dëmtojnë ekonominë turke më shumë se çdo gjë tjetër.