Irani dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Prill 27, 2023 08:03 Europe/Tirane
Republika Islamike e Iranit dhe Kazakistani kanë nënshkruar pesë Memorandume Mirëkuptimi (MoU) dhe një marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet dypalëshe.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshje ndërmjet Iranit dhe Kazakistanit në fushën e sportit, doganave, zonave të lira, rinisë dhe turizmit u mbajt të mërkurën në mbrëmje pas përfundimit të bisedimeve të përbashkëta midis dy delegacioneve të rangut të lartë ku morën pjesë zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Mokhber dhe Kryeministri i Kazakistanit Alihan Smailov.