Martirizimi i të burgosurit palestinez “Khizr Adnan” në burgjet e regjimit sionist
Ministria e të Burgosurve dhe e të Liruarve të Palestinës mëngjesin e së martës njoftoi për vdekjen martire të “Sheikh Khizr Adnan”, një i burgosur palestinez në burgjet e regjimit sionist.
Sipas televizionit Al-Mayadeen, Sheikh Khizr Adnan u martirizua në qelinë e tij në burgjet e regjimit sionist pas 86 ditësh grevë urie. “Khizr Adnan”, një nga drejtuesit e lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, u kap nga regjimi sionist më 5 shkurt dhe hyri në grevë urie për 86 ditë rresht në shenjë proteste kundër ndalimit administrativ (arrest pa akuzë)të tij. Gjykata ushtarake e regjimit sionist kishte kundërshtuar lirimin e “Khizr Adnanit” me qëllim trajtimin e tij shëndetësor. Khizr Adnan javën e kaluar u dërgua në spital pasi gjendja e tij fizike u përkeqësua, por regjimi sionist nuk lejoi asnjë nga avokatët, mjekët apo palët ligjore që të kontaktojnë me të dhe të mësojnë për gjendjen e tij shëndetësore. Në reagim ndaj martirizimit të Khizr Adnanit në burgun e regjimit sionist, grupet palestineze pushtuesit sionistë i shpallën si autorë të këtij krimi. Ismail Rizvan, një nga liderët e lëvizjes Hamas, pas martirizimit të Khizr Adnanit njërit prej të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist, ka bërë të ditur se krimet e pushtuesve nuk do të mbeten pa përgjigje. Hazem Hassanin, zëdhënësi i Zyrës së Informimit të të Burgosurve Palestinez, njoftoi se pushtuesi sionist ka kryer një krim të ri ndaj të burgosurve në burgjet sioniste dhe ata janë përgjegjës për martirizimin e Khizr Adnanit. Lëvizja gjithashtu njoftoi se armiku sionist është përgjegjës për këtë krim kundër Khizr Adnanit dhe duhet të pranojë të gjitha pasojat e tij. Në reagim ndaj martirizimit të Sheikh Khizr Adnan, Shoqata Palestineze "Vaid" njoftoi mbështetjen e saj për të burgosurit palestinë në burgjet e regjimit okupues të Izraelit dhe ka thënë se ky regjim i cili ka kryer krime përtej çdo kufiri, duhet të presë ditë të zeza brenda dhe jashtë burgut.