Territoret e pushtuara sërish skenë e demonstratave kundër Netanjahut
Kolonët në Tel Aviv dhe qytete të tjera të territoreve të pushtuara demonstruan të enjten kundër planit të diskutueshëm të kryeministrit Beniamin Netanjahu dhe kundër problemeve ekonomike.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Sama”, rritja e kostos së jetesës ishte një nga temat e tjera e cila bëri që sionistët të dilnin në protesta në rrugë kundër Netanjahut. Që nga fillimi i janarit të këtij viti, mijëra banorë të territoreve të pushtuara kanë protestuar çdo javë kundër planit të diskutueshëm për reformimin e sistemit gjyqësor. Kjo është demonstrata e dytë në 24 orët e fundit. Të mërkurën, kolonët sionistë në qytetin Sedirut demonstruan kundër kabinetit të kryeministrit Netanjahu për shkak të dobësisë së regjimit sionist kundrejt rezistencës palestineze në Gaza. Demonstratat kundër projektligjit të sistemit gjyqësor zhvillohen ndërkohë që Netanjahu u detyrua të pezullojë përkohësisht këtë plan si pasojë e presionit të opinionit publik dhe presionit amerikan. Në një fjalim televiziv muajin e kaluar, Netanjahu tha: "Vendosa të pezulloj votimin e Knesset mbi projektligjin e ndryshimeve gjyqësore, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e gjerë dhe të shmangen fraksionet e shumta midis izraelitëve". Ai theksoi se do ta shtyjë projektligjin e ndryshimeve në drejtësi, por nuk do të heqë dorë asnjëherë prej tij. Në planin e kabinetit të Netanyahut, i njohur si projektligji për ndryshimet gjyqësore, do të reduktohen kompetencat e sistemit gjyqësor dhe do të forcohet pushteti dhe pozita e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në këtë regjim.