May 05, 2023 08:34 Europe/Tirane
  •  Forcat ushtarake të regjimit sionist vrasin katër palestinezë në Nablus

Forcat ushtarake të regjimit sionist martirizuan një vajzë të re palestineze në qytetin Hawara, në jug të Nablusit, me pretekstin e përpjekjes për të kryer operacione anti-sioniste.

Sipas faqes së lajmeve Palestine Al-Yeum, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi të enjten se Iman Zijad Ahmed Audeh, një vajzë palestineze 26-vjeçare, u vra nga forcat pushtuese sioniste në zonën Hawara në jug të Nablusit.

Ahmed Xhebril, drejtori i departamentit të urgjencës së Gjysmëhënës së Kuqe të Nablusit, njoftoi se forcat ushtarake të regjimit pushtues qëlluan një vajzë 26-vjeçare palestineze pranë sheshit "Einabus" në qendër të Hawara-s, me pretekstin e përpjekjes për të kryer operacione anti-sioniste dhe ekipet e emergjencës së Gjysmëhënës së Kuqe morën trupin e saj.

Ky lajm vjen në një moment kur burime palestineze raportuan për vrasjen e të paktën tre palestinezëve gjatë bastisjes së forcave të regjimit sionist në zonën “El-Jasemina” të pjesës së vjetër të qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor.

Sipas kanalit informativ Al Jazeera, forcat ushtarake të regjimit sionist vranë disa palestinezë pas një sulmi brutal në një shtëpi në Nablus.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se deri më tani kanë mbërritur trupat e dy dëshmorëve të Nablusit.

Radio e ushtrisë Sioniste njoftoi se të vrarët palestinezë sot kishin kryer së fundmi operacionin anti-sionist në Al-Aghwar dhe janë anëtarë të lëvizjes Hamas.

Në operacionin antisionist në Al-Aghwar, disa palestinezë kanë qëlluar mbi makinën e kolonëve sionist në zonën Al-Hamra në Ghor Jordan, si pasojë e të cilave dy sionistë janë vrarë dhe një person është plagosur.