May 09, 2023 08:58 Europe/Tirane
  •  Irvani: Iranianët nuk e harrojnë rolin e Perëndimit në ndihmën e Sadamit

Amir Saeed Irvani, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, tha: Populli iranian nuk do ta harrojë kurrë rolin e luajtur nga disa vende perëndimore në ndihmën që i kanë dhënë regjimit të Sadamit për të përdorur sistematikisht armë kimike kundër popullit iranian gjatë luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit.

Sipas IRNA, Amir Saeed Irvani të hënën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në lidhje me çështjen kimike siriane shtoi:  Si viktima kryesore e armëve kimike, Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm përdorimin e armëve kimike nga kushdo, në çdo vend dhe në çdo rrethanë. Duke deklaruar se përdorimi i armëve kimike është një krim kundër njerëzimit dhe një shkelje e qartë e ligjeve ndërkombëtare, Irvani sqaroi: Irani është i shqetësuar për shfrytëzimin dhe politizimin e Konventës dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, gjë që shkakton dallime midis shteteve anëtare dhe dobëson besueshmërinë dhe legjitimitetin e organizatës. Më tej Irvani tha: Damasku i përmbush detyrimet e tij në bazë të konventës dhe vazhdon të bashkëpunojë me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike. Diplomati i lartë iranian në Kombet e Bashkuara vazhdoi: Irani mbështet një dialog konstruktiv midis Sirisë dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, me një kornizë kohore specifike për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe përfundimisht mbylljen e çështjes. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara deklaroi: Qasja politike dhe standardi i dyfishtë ndaj çështjes siriane vetëm sa çon në devijime nga çështjet teknike në agjendën e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pengon zgjidhjen e çështjeve të mbetura.