May 10, 2023 08:22 Europe/Tirane
  •  Fillojnë misionet diplomatike të Arabisë Saudite dhe Sirisë

Arabia Saudite dhe Siria njoftuan se nga sot do të rifillojnë aktivitetet e misioneve të tyre diplomatike në të dy vendet.

 Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite në një deklaratë njoftoi se sipas lidhjeve vëllazërore midis Arabisë Saudite dhe Republikës Arabe Siriane dhe në përputhje me dëshirën për zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta arabe dhe forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe duke marrë parasysh vendimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe për rifutjen e Sirisë në këtë union, Arabia Saudite ka vendosur të rifillojë aktivitetin e përfaqësisë së saj diplomatike në Siri. Nga ana tjetër, agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA) ka shkruar se Damasku do të rifillojë sot misionin e tij diplomatik në Arabinë Saudite. Më herët gazeta ndër-rajonale “Rai Today” njoftoi se i dërguari i qeverisë saudite po shkon në Damask  për t’i dorëzuar një ftesë zyrtare presidentit sirian Bashar al-Assad, që ai të marrë pjesë në takimin e Ligës Arabe në Riad. Takimi i Ligës Arabe është planifikuar të mbahet më 19 maj. Liga Arabe pas 12 vitesh anuloi vendimin e pezullimit të anëtarësimit të Sirisë në këtë Ligë. Ministrat e jashtëm të vendeve arabe në takimin e tyre të jashtëzakonshëm ranë dakord të kthejnë Sirinë në Ligën Arabe.   Në nëntor të vitit 2011, me fillimin e krizës siriane, Liga Arabe pezulloi anëtarësimin e Damaskut në këtë ligë dhe që atëherë vendosi sanksione politike dhe ekonomike kundër këtij vendi, anëtar i Frontit të Rezistencës Islamike anti-sioniste.