Liga Arabe: Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të hetojë krimet e Izraelit
Liga Arabe i kërkoi Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë dhe të përfundojë hetimin penal për krimet e luftës të kryera nga Izraeli kundër popullit të pambrojtur të Palestinës.
Sipas IRNA, Këshilli i Ligës Arabe të mërkurën mbajti një mbledhje urgjente për të hetuar agresionin e regjimit sionist kundër popullit palestinez. Liga Arabe i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojë të gjitha krimet, duke përfshirë ndërtimin e vendbanimeve dhe aneksimin, krimet, cenimin e qyteteve dhe fshatrave dhe të përfundojë hetimin për krimet e kryera nga sionistët. Këshilli i Ligës Arabe i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj regjimit pushtues sionist, në mënyrë që ky regjim të lejojë që komisioni faktmbledhës i krijuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut më 21/5/2021 të hyjë në territoret e pushtuara. Ky union i bëri thirrje gjithashtu Autoritetit Palestinez që të përmbushë detyrat e tij për t'i kërkuar komitetit në fjalë që të ndjekë të gjitha shkeljet dhe krimet e Izraelit në kuadër të detyrave të tij dhe të paraqesë raportet e tij në lidhje me këtë rast.