Irani: Sulmi ndaj Gazës do të përfundojë me një tjetër disfatë izraelite
Irani theksoi se Palestina dhe lëvizjet e saj të rezistencës janë të vendosura dhe të pajisura mirë për t'i dhënë një goditje tjetër Izraelit mes sulmeve të reja ajrore vdekjeprurëse të regjimit pushtues sionist në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani i bëri komentet përmes një postimi në Twitter të enjten, ndërsa numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në Gaza u rrit në 25 dëshmorë. “Gjatë dy ditëve të fundit, pushtuesit sionistë shënjestruan rreth 200 pika në Rripin e Gazës. Objektivat kryesore të regjimit sionist ishin zonat e banuara. Sulmet izraelite deri më tani kanë lënë më shumë se 25 dëshmorë dhe dhjetëra të plagosur, veçanërisht në mesin e fëmijëve dhe grave”, ka shkruar Kanani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shtoi: “Pavarësisht mizorive të sionistëve, Palestina qëndron e shtypur, por me autoritet, dhe martirizimi i disa komandantëve të rezistencës nuk do ta pengojë atë të japë një përgjigje ndaj regjimit pushtues sionist.” “Palestina dhe grupet e saj të rezistencës janë të bashkuar, të vendosur dhe të pajisur. Regjimi pushtues dhe banorët uzurpues të tokave të pushtuara nuk do të marrin asgjë tjetër, përveç një disfate për krimet e tyre aktuale, ashtu si në të kaluarën”, theksoi Kanani duke shtuar: “Megjithatë, qëndresa dhe lufta e kombit palestinez kundër agresorëve nuk i liron qeveritë dhe kombet islame nga përgjegjësia për të ofruar mbështetje të fortë dhe efektive për Palestinën.”