May 12, 2023 06:44 Europe/Tirane
  •  Kushtet e lëvizjes Xhihadi Islamik për një armëpushim në Rripin e Gazës

Lëvizja Xhihadi Islamik i ka caktuar tre kushte regjimit izraelit për një armëpushim në Rripin e Gazës, thanë burimet izraelite.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se kanali televiziv sionist Kan njoftoi se ndër kushtet e lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës për armëpushim në Rripin e Gazës, është edhe dorëzimi i trupit të të burgosurit të shquar palestinez Khidr Adnan, i cili u martirizua pas 86 ditësh grevë urie në burgjet e regjimit sionist, dhe ndërprerja e agresionit terrorist në Bregun Perëndimor dhe gjithashtu anulimi i "Marshit të flamujve" që supozohet të mbahet javën e ardhshme në pjesën e vjetër të qytetit Kuds.

Sipas këtij raporti, negociatat për armëpushimin me ndërmjetësimin e Egjiptit janë përballur me probleme të shumta dhe lëvizja palestineze Xhihadi Islamik ka kërkuar nga regjimi sionist të zotohet për të ndalur vrasjen e komandantëve të kësaj lëvizjeje.

Nga ana tjetër, kanali 13 i televizionit të regjimit sionist theksoi se Tel Avivi po kërkon t'i japë fund konfliktit aktual në Rripin e Gazës, sepse mendon se me kalimin e kohës do të humbasë fitoret që ka shënuar.

Bezalel Smotrich, ministri i financave të regjimit sionist, deklaroi gjithashtu se nëse ndalet lëshimi i raketave nga Gaza, nuk kemi asnjë interes për të vazhduar dhe ky konflikt nuk është në interesin tonë.

Gazeta izraelite "Haaretz" duke cituar një burim izraelit, ka shkruar: "Situata është e tensionuar dhe Izraeli po përpiqet të arrijë një armëpushim".

Që nga mëngjesi i së martës, avionët luftarakë e regjimit sionist kanë vënë në shënjestër Rripin e Gazës me sulmet e tyre të rënda, gjatë të cilave janë vrarë 25 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe gra, dhe katër komandantë të lartë të Brigadave Kuds (Saraya Al-Quds) dega ushtarake e lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës.

Në një aksion hakmarrës, grupet e rezistencës palestineze sulmuan me raketa Tel Aviv dhe pjesë të tjera të territoreve të pushtuara, veçanërisht jugun e territoreve të pushtuara, gjatë të cilave 25 sionistë u plagosën dhe shumë prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike.