May 16, 2023 08:19 Europe/Tirane
  •  Marina e Iranit kërkon zgjerimin e bashkëpunimit detar me Kinën dhe Rusinë

Komandanti i Marinës iraniane admiral Shahram Irani ka paralajmëruar mbi komplotet e armiqve për të prishur bashkëpunimin detar midis Iranit, Kinës dhe Rusisë, duke thënë se tre vendet aleate duhet të ndërmarrin më shumë hapa për të forcuar bashkëpunimin e tyre.

Në një takim të hënën me komandantin e përgjithshëm të Marinës ruse, admiralin Nikolai Yevmenov në Teheran,  admiral Irani tha se prania e forcave detare ruse në tre stërvitje të përbashkëta me Iranin dhe Kinën përcolli një mesazh "shumë të rëndësishëm" për armikun e përbashkët. Në mars, forcat detare të Iranit, Kinës dhe Rusisë zhvilluan stërvitje detare, të quajtura " Brezi i sigurisë detare 2023", në Detin e Omanit, pasi të tre vendet kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për të thelluar bashkëpunimin midis Marinave të tyre. Nga ana e tij, admirali rus theksoi rëndësinë e rritjes së lidhjeve midis forcave detare iraniane dhe ruse dhe shprehu shpresën se udhëtimi i tij në Iran do të çojë në përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Marinave të të dy vendeve. Jevmenov shtoi se Marina ruse është e gatshme të arrijë një marrëveshje me Iranin për promovimin e mëtejshëm të ndërveprimit dypalësh.