Kaluan 75 vjet nga pushtimi i Palestinës
Sot (e hënë), 15 maj 2023, është 75-vjetori i krimit brutal dhe barbar të regjimit sionist kundër popullit palestinez, i cili çoi në pushtimin e territorit të Palestinës dhe shpërnguljen me dhunë të një numri të madh të qytetarëve palestinezë.
Qendra për informim e Palestinës njoftoi se 75 vjet më parë më 15 maj 1948, grupet militante dhe organizatat kriminale sioniste kryen një krim brutal dhe barbar kundër popullit palestinez dhe pushtuan tokat e tyre. Një krim ky që u bë i njohur si "Dita Nekbat" ose dita e tragjedisë.
Në atë kohë, pushtuesit sionistë kryen më shumë se 70 krime barbare kundër popullit palestinez, në të cilat u shkatërruan më shumë se 531 qytete dhe fshatra, dhe 774 fshatra të tjerë u pushtuan dhe u uzurpuan nga pushtuesit dhe më shumë se 800,000 qytetarë palestinezë u shpërngulën me dhunë nga tokat e tyre dhe shtëpitë e tyre.
Sipas Zyrës Qendrore Palestineze të Statistikave, pavarësisht shpërnguljes me dhunë të më shumë se 800,000 palestinezëve në vitin 1948 dhe dërgimit të më shumë se 200,000 palestinezëve të tjerë në Jordani pas luftës së vitit 1967, popullsia totale e palestinezëve ka arritur deri në 14 milionë njerëz deri në fund të vitit 2021, gjë që tregon një rritje 10-fish të popullsisë palestineze që nga tragjedia "Nekbat".
Sipas këtij raporti, numri i palestinezëve të vrarë që nga tragjedia e pushtimit të Palestinës në vitin 1948, ka arritur në rreth 100 mijë persona të vrarë brenda dhe jashtë Palestinës. Ndërkohë që nga fillimi i Intifadës Al-Aksa janë vrarë 11.358 palestinezë. Në këto vite edhe ndërtimi i kolonive të regjimit sionist ka ecur me shpejtësi të madhe dhe ky regjim ka ndërtuar dhjetëra mijëra banesa të reja për hebrenjtë dhe ka konfiskuar pjesë të mëdha të tokave palestineze.
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në një deklaratë me rastin e 75-vjetorit të pushtimit të Palestinës, e njohur si Dita Nekbat, deklaroi: "Autorët e tragjedisë dhe pushtimit të Palestinës përmes shpërnguljeve të dhunshme, masakrave, shndërrimit të iluzionit në realitet ose duke falsifikuar historinë, nuk arritën dhe nuk do të arrijnë të thyejnë vullnetin e popullit palestinez dhe të zhdukin identitetin tonë kombëtar".
Në këtë deklaratë, Lëvizja Hamas u bëri thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe ministrave të jashtëm të botës që të përpiqen ta ekspozojnë këtë pushtim të egër në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe të ndjekin penalisht liderët kriminel të regjimit sionist, si dhe t'i sjellin ata në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e tyre të vazhdueshme kundër popullit të Palestinës.