May 17, 2023 06:38 Europe/Tirane
  •  Forcat e rezistencës palestineze kryen 20 operacione kundër sionistëve

Forcat palestineze të rezistencës kanë kryer 20 operacione kundër sionistëve në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit.

Faqja informative Shahab njoftoi se Qendra Palestineze e Statistikave dhe të Dhënave të martën deklaroi se forcat palestineze të rezistencës kanë kryer 20 operacione kundër forcave ushtarake sioniste në Bregun Perëndimor.

Sipas këtij raporti, forcat palestineze të rezistencës u përballën me forcat sioniste duke kryer sulme të armatosura dhe duke hedhur pako shpërthyese ndaj tyre në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në Kudsin e pushtuar.

Ky raport shton se operacionet e forcave të rezistencës u zhvilluan në Al-Khalil, Nablus, Tulkarem, Ramallah, Bejt Lahm, Xhenin, Bejt Amr dhe Kalkilja dhe forcat e rezistencës palestineze iu kundëpërgjigjen sulmeve sioniste.

Forcat palestineze të rezistencës qëlluan mbi ushtarët sionistë në postbllokun “Bejt Furik” që ndodhet në Nablus.

Gjatë muajit të kaluar (prill) pas përleshjeve në Bregun Perëndimor, tre sionistë u vranë, 41 sionistë u plagosën ndërsa 11 palestinezë u martirizuan.